Pritet rikthimi i Moratas në Spanjë  

20 janar 2019 | 15:05

Alvaro Morata gjithmonë e më larg Chelsea. Efekti i largimit të Gonzalo Higuain nga Milani drejt bluve të Londrës do të sjell një efekt “domino” në merkato.

Spanjolli, sipas asaj që raporton “COPE”, ka firmosur të premten për Atletico Madridit.

Marrëveshja është arritur për një huazim me të drejtë blerjeje në fundin e sezonit. Kujtojmë se Morata ka luajtur për Realin e Madridit dhe tashmë shkon te rivalët e kryeqytetit. Diego Simeone do të jetë ai që do të kërkojë të “ringjallë” 26-vjeçarin, që nuk ka treguar rendiment që pas largimit nga Juventusi.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Milot Rashica ia fitoi ndeshjen Werder Bremenit kundër Hannoverit. Goli…