Pritje të gjata të mërgimtarëve në pikat kufitare

05 gusht 2018 | 17:44

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dielën të dhënat lidhur me pritjet e qytetarëve në pikat kufitare të Kosovës.

Sipas Qendrës, për të hyrë në Kosovë qytetarët më së shumti presin në pikën kufitare në Merdarë.

Për të hyrë në Kosovë, qytetarët presin deri në dy orë e gjysmë. E për të dalë nga Kosova përmes pikës në Merdarë, pritjet janë 70 minuta.

Pastaj, pritjet më të gjata për të dalë nga Kosova janë në pikën te Dheu i Bardhë. Pritjet për të hyrë në Kosovë përmes kësaj pike janë 60 minuta, e për të dalë përmes kësaj pike kufitare janë 90 minuta.

Ndërsa, pritjet më të gjata për të dalë nga Kosova janë në pikën kufitare në Mutivodë, prej 90 deri 150 minuta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra kampione e Evropës, Real Madrid e ka kthyer vëmendjen…