Prizreni, me model të ri të bashkëpunimit me qytetarët

14 qershor 2023 | 11:23

Ka përfunduar me sukses cikli i parë i nismës së buxhetimit me pjesëmarrje në Zhur të Prizrenit, ku qytetarët për herë të parë propozuan dhe votuan për projektin më të mirë të tyre.

Në takimin e dytë të mbajtur dje, qytetarët e pranishëm në numër të konsiderueshëm votuan për pesë propozimet e përzgjedhura javën e kaluar.

Me shumicë votash, ata zgjodhën propozimin “Vendosja e rrethojave, ndriçimit dhe murit mbrojtës tek shkolla, terreni sportiv si dhe renovimi i shkollës”.

Nënkryetari i Komunës së Prizrenit, Kujtim Gashi shprehu zotimin e kryetarit Shaqir Totaj që ky projekt do të financohet me 100 mijë euro nga Komuna e Prizrenit dhe do të hyjë në buxhetin e vitit 2024.

Nisma e buxhetimit me pjesëmarrje po realizohet për herë të parë nga Komuna e Prizrenit me përkrahjen e USAID Kontrata Sociale.

Në këtë fazë janë përzgjedhur tri vendbanime të komunës: Zhuri, lagja Kurillë dhe Reçani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi, po vazhdon edhe gjatë ditës…