Prizreni ofron potenciale në fushën e investimeve strategjike

20 prill 2023 | 15:46

Kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur në takim me zyrtarët e Departamentit të Investimeve, në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, me të cilët ka diskutuar për potencialet që ofron komuna e Prizrenit në fushën e investimeve strategjike dhe investimeve të përgjithshme në këtë komunë.

Me këtë rast palët u pajtuan që të krijohet një data bazë informuese për investitorët potencial për lehtësimin e procedurave burokratike, në koordinim mes qeverisjes lokale dhe asaj qendrore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Jashtëm i Suedisë, Tobias Billstrom, tha se Suedia…