Problemet nga ndotja e shtratit Graçanka në Llapnasellë marrin rrugën e zgjidhjes

19 shtator 2019 | 13:32

Organizuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, është mbajtur takimi në kabinetin e ministres Adrijana Hoxhiq.

Në këtë takim morën pjesë, ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Fatmir Matoshi, inspektorja e ndërtimeve në MMPH Florije Kqiku, përfaqësuesi i Komunës së Graçanicës, përkatësisht drejtori për Urbanizëm në Komunën e Graçanicës Dejan Jovanoviq, në prani të

Avokatit të Popullit Hilmi Jashari dhe zëvendëses së tij Marija Raduloviq.

Në takim u përmendën problemet në terren dhe të gjitha palët ranë dakord se prioritet kryesor është gjetja e një zgjidhjeje të qëndrueshme dhe të përhershme.

Të ftuar ishin edhe përfaqësuesit e Komunës së Prishtinës dhe Fushë Kosovës, të cilët nuk morën pjesë në takimin e parë të mbajtur.

Ministri Matoshi ka shprehur gatishmërinë për të alokuar fonde të konsiderueshme me qëllim që të fillojmë me zgjidhjen e këtij problemi.

Në anën tjetër, pushteti lokal i Graçanicës u inkurajua të bëjë kërkesa specifike, përmes propozimeve të projektit, me qëllim të zgjidhjes së këtij problemi, si nga niveli lokal ashtu edhe nga niveli qendror.

Institucioni i Avokatit të Popullit, i udhëhequr nga Hilmi Jashari, insistoi në respektimin e ligjeve dhe detyrimeve ligjore të autoriteteve qendrore dhe lokale ndaj qytetarëve.

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka shprehur gatishmërinë e saj për mbështetje dhe koordinim të vazhdueshëm në mënyrë që të zgjidhet përgjithmonë problemi i lumit Graqanka në Llapllasellë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në fshatin Qyshk të Komunës së Pejës ekipet e KEDS-it…