Problemet rreth manastirit të Deçanit

18 mars 2024 | 21:54

Shkruan: Kushtrim Kuçi

Ky manastir gjatë historisë së tij e deri më sot ka bërë që për të, të derdhet shumë gjak, por para se të shkruhet lidhur me skandalet e tij së pari duhet shkruar mbi vendndodhjen dhe arsyen e ekzistencës së këtij objekti. Së pari regjioni ku ndodhet ky grup ndërtimesh në gjuhën shqipe e ka emrin Rrafshi i Dukagjinit e në atë serbe por edhe në hartat ndërkombëtare quhet Metohi nga greqishtja bizantine Metokhon që do të thotë pronë e manastirit-ve, por duke hulumtuar mirë këtë term shihet se vendet e vetme në Rrafshin e Dukagjinit si manastire të pastra senobite (grumbull murgjish që jetojnë sëbashku), e jo manastir katedrale apo patriarki monastike gjatë mesjetës të financuar dhe porositur nga një shtet serb siq qe ai i Nemanjidëve ishin vetëm Manastiri i Deçanit ndoshta edhe ai i Hoçës pra manastire në kuptimin e plotë të fjalës në këtë regjion ishin vetëm këto të dyja, këtu pastaj shtrohet pyetja përse i tëri ky regjion në hartat serbe e ato ndërkombëtare t’a mbanë këtë emër kjo s’ka kuptim, një apo dy manastire s’mund ta pagëzojnë e posedojnë një regjion të tërë e aq më pak një hapësirë si atë të Rrafshit të Dukagjinit. Kur shkojmë pas në kohë shihet se ky emërtim nuk gjendet në dokumentet zyrtare para kohës së Rankoviqit edhe atë në vitet 60-ta, më herët nuk mungojnë dokumente zyrtare në gjuhën serbe të shtetit të atëhershëm jugosllav ku rajoni në fjalë përmendet si Dukagjin, kurse para luftës së dytë botërore emërtimi Metohije është shumë sporadik dhe ka kuptimin e ngushtë të pronave të manastirit dhe asgjë më shumë se kaq, tendenca dhe arritja e zgjerimit të këtij emërtimi në suaza rajoni tregon vetëm dëshirën nga ana e serbëve për të manipuluar jo vetëm historinë por edhe gjeografinë e demografinë. Tani qyteza sotme e Deçanit (para luftës së dytë botërore ka qenë vetëm fshat) ku ndodhet ky objekt ka qenë  e banuar para ndërtimit të kishës në fjalë, kurse pjesa rreth manastirit pra ajo perëndimore s’ka qenë e banuar në atë kohë dhe vendbanimet aty dalin dikur vonë, dhe për këtë arsye objekti ishte vendosur aty, me një fjalë nuk ishte afër popullatës si çdo manastir në botë por nuk ishte edhe larg saj. Fakti se s’ka qenë e banuar kjo pjesë e Deçanit në atë kohë s’do të thotë që ato toka nuk kanë pasur pronarë, një dokument i vitit 1335 Acta et diplomata res Albaniae tregon se nga emrat e personave që kanë dhënë tokë për ndërtimin e këtij manastiri kemi  Gjin, Gjon, Progon një Pjetër Kuç etj. pra emra arbërorë, e nëse dikush ka dyshime rreth emrave tjerë sllavë që dalin në këtë dokument, ai duhet ta lexon librin Popullsia e Kosovës gjatë shekujve XIV-XVI-të të Muhamet Tërnavës ku në çdo rajon të Kosovës përbrenda familjes kemi emra sllav dhe emra arbërorë. Tani arsyeja e zgjedhjes së vendndodhjes së manastirit është dhënë nga mbikqyrësi i ndërtimit të kishës gjatë punimeve dhe  Arqipeshkopit të kishës Autoqefale Serbe në atë kohë Danilo i II-të, ai thotë se shën Sava kur ishte në atë vend (në zhupën e Zatërnavës që nënkuptonte Deqanin e sotëm me fshatra përreth si Belegun Carabregun etj.) e pa natyrën e bukur, kushtet e volitshme për një manastir si tokën pjellore, lumbardhin, burimin e ujit të thartë, malin e bjeshkët dhe deshi aty ta ngritë një tempull të zotit dhe Uroshi i III-të më vonë e zbaton atë dëshirë, edhepse duket dhe është një legjendë kjo, zgjedhja e këtij vendi duket logjike. Emri i manastirit dhe  i vendbanimit lidhet me titullin/pseudonimin nderues që i është dhënë mbretit rashkian të atëhershëm Stefan Uroshit të III-të  Deçanskit, kjo fjalë rrjedhë nga gjuha latine decanus që në ushtrinë romake ishte eprori i dhjetë ushtarëve apo legjionarëve por më vonë sidomos në traditën monastike bizantine ky titull dekanos apo dekanoi ishte i vlefshëm për personin që nën urdhëra të tij i kishtë 10 murgjër, pra ishte siq po shihet një titull/pseudonim nderues për themeluesin e mbrojtësin e manastirit edhepse kisha vetë emrin zyrtar e ka Kisha e Krishtit të Gjithëfuqishëm (Pantokrator) – Ngritjes së Perëndisë- Ditës së Shpëtimit, si dhe përdoret për personin në fjalë më shumë për ta dalluar nga dy Stefan Uroshët tjerë që kishin poashtu pseudonime/tituj nderues  si Millutini e Dushani, dhe më vonë pra objekti dhe vendbanimi e marrin këtë emër. Sa i përket ndërtuesëve aty na del si arkitekt Fra Vito (murg françeskan)  i cili në dokumente të Kotorrit e të Dubrovnikut njihet si Vito Çuçol a Çuçi pse jo Kuçi por serbët për ta përvetësuar dhe ta larguar nga identiteti joserb apo edhe arbër e quajnë fra Vito i Kotorrit, dhe nuk mungojnë ata që thojnë se ishte serb i pagëzuar në katolik, kurse skulptori sipas studiuesëve shqiptarë njihet si Miho nga Tivari apo Miho Antivarius e te serbët vetëm si gurëgdhendësi i Tivarit për të njejtat arsye. Sa i përket objektit ai i përket për nga ndërtimi, shkollës së Rashkës që do të thotë se fasadën e ka të stilit roman, me ca detaje gotike, pra muri është ngritur me gurë të pagdhendur e me llaq dhe kjo strukturë është mbështjellur me pllaka mermeri lokal. Plani i saj  më saktësisht ajo çka na intereson ne këtu është se ky i përket atij të kryqit latin me një hyrje a paraklis me tri nefe, një naos me tri nefe dhe dy rende të kapellave anësore. Para se të hyhet më thellë në këtë aspekt duhet së pari treguar se sllavët përfshirë edhe serbët kanë qenë bujqë të shkëlqyer kjo vie pasi territori i tyre amë Ukraina e sotme e ka tokën më pjellore në Evropë dhe toka sa më pjellore aq më pak gurë ka pra sllavët nuk e kishin traditë punimin e gurit, arkitektura e tyre ishte nga druri dhe balta dhe për atë ata për ndërtimin e objekteve shtetërore civile e kishtare angazhonin mjeshtër ndërtimi gurëgdhendës e skulptorë josllav arbër, dalmatinë etj., në anën tjetër të vendosur në Rashkë nuk ishin larg ndikimit litoral adriatik roman dhe për këtë vetvetiu gati krijohet shkolla e Rashkës.  Më tej duhet thënë se ky objekt përmbanë elemente arkitekturale kishtare mesjetare serbe dhe ato arbëroro-shqiptare, hyrja më e thellë apo më e madhe se normalisht është element që serbet përdornin në kishat e tyre gjatë mesjetës, në anën tjetër shtojcat përgjatë nefit apo nefeve si element jashtë strukturës në formë deambulakre qoftë me arkada a kolonada a si porshë anësore, apo brenda strukturës si në këtë rast me kapella laterale është element që përdoret edhe sot në kishat shqiptare e sidomos në Shqipëri (kapellat laterale përdoreshin shumë rrallë). Gjë të ngjashme kemi edhe te njëra nga kishat anësore të Patriarkanës së Pejës e ndërtuar përafërsisht në të njejtën kohë, por edhe te disa kisha tjera nemanjide në toka të arbërve. Kjo përzierje duket si një kompromis mes themeluesve e ndërtuesëve dhe mes shërbyesëve murgjëve dhe popullatës lokale. Brendësia si hapësira dhe shpërndarja e saj  poashtu edhe pikturimi apo freskët janë të stilit bizantin apo ortodoks, kjo është shumë normale sepse arkitekti e skulptori të cilët e bënë këtë kishë ashtu siç është, vijnë nga litorali adriatik i malit të zi të sotshëm dhe ata kanë ngritur në këmbë veqse një stil me të cilin ishin të mësuar, pra që i përkiste atyre dhe tërë litoralit adriatik, hapësira dhe brendësia i përket riti të atyre që e porositën dhe e financuan kishën por edhe atyre që do të shërbenin në të pra ky hibridim arkitekturor e artistik i dy tendencave nuk ka asgjë shokuese, çka është për tu çuditur këtu është pikërisht dëshira apo tolerimi për të përdorur një stil fasade demode në tokat të banuara me shqiptarënën sundim rashkian. Dihet se në mes të shekullit XIV-të në kohën kur u ngrit kisha  stili që dominonte te nemanjidët ishte ai i shkollës së Vardarit me një fjalë në atë kohë ndërtohej verzioni serb i arkitekturës bizantine (shteti rashkian në shekullin XIV-të pushton toka shqiptare në shqipëri, bullgare e helene e bie nën ndikimin arkitekturor bizantin) dhe shtrohet pyetja pse te shqiptarët përdoret një shkollë e vjetër ndërtimi ?, dhe pse si arkitekt e skulptor ishin dy shqiptarë që ndërtonin në atë mënyrë ndërtimi pra në stilin roman me nuanca gotike sepse s’duhet harruar se pjesa dërrmuese e patriarkanës së Pejës është ndërtuar po në këtë kohë dhe në këtë stil edhepse s’është evidente në shikim të parë sepse në Pejë nuk u përdor mermeri. E vetmja përgjigjje që mund të ipet në këtë rast është se pushteti i kohës popullatës së huaj lokale e cila parë në aspektin gjeografik pra më afër  ndikimeve perëndimore dhe në aspektin e reliefit vend malor e cila ndoshta apo së paku në përqindje të madhe i takonte një tjetër riti dhe duke qenë e një natyre më shumë konzervative se vendet tjera të Kosovës, nuk pranonte lehtë elemente të huaja, dhe pushteti nuk donte ti imponon një formë arkitekturale të huaj që ajo mos të revoltohet e të krijon probleme mëpastaj. Rast shumë interesant kemi prap atë të Patriarkanës së Pejës, ajo përbëhet nga tri kisha, pjesa qëndrore e ngritur në fund të shekullit XIII-të kurse ato anësore janë të mesit të shekullit XIV-të. Shtrohet pyetja pse ndërtimi nuk e ndjekte kohën pra pse pjesët apo kishat anësore nuk u ndërtuan në shkollën e Vardarit si ndodhte në vendet tjera e në kishat tjera te krishterët tjerë si në Francë Dalmaci etj., ku kisha apo objekti brenda vetes ndjekë tëra periudhat stilistike arkitekturore por në atë të Rashkës, sepse kush e di historinë e arkitekturës e di se në Dalmacia  brenda një strukturë në vehte ka elemente romane pastaj gotike duke përfunduar me ato të renesansës apo të barokut, këtu duket se elementi i popullatës lokale ka pasur ndikim mbi stilin e mënyrën e ndërtimit. E tëra kjo tregon se meritor për këto kisha jemi edhe në shqiptarët mos edhe më shumë se serbët. Tani në 2024 kisha serbe thirret në krisovulën e Dushanit e cila i kishte tre verzione dy të parat datojnë nga koha e Deçanskit por që tani janë zhdukur, verzioni i tretë i bërë nga koha e car Dushanit ju jep toka manastirit të Deçanit sa gjysma e Kosovës por si pronë ju jep toka edhe në veri të Shipërise tek Valbona, në Mal të zi rreth Plavës por edhe në Maqedoninë e veriut rreth Kumanovës. Këtu para se ta pranojmë si të mirëqenë këtë dokument duhet së pari të përkujtohet se kjo krisovulë u rigjet në manastirin e Deçanit më 1852 nga Gedeon Jerishiq dhe ky i fundit kur e sheh dokumentin në fjalë në Beograd më 1872 20 vite më vonë, thotë se teksti dhe dokumenti nuk ishin të njejtë, pra i mungonin fletët e para, pastaj gjurmët e saj humben deri pas luftës së parë botërore ku gjendet te Zyra e Plaqkës së Luftës ku mungojnëende  faqet e para të cilat gjenden në Londër mëpas dhe i kthehen Beogradit. Ky historik i humbjes gjetjes e rigjetjes së kësaj krisovule lë hapësire për një falsifikim së paku të pjesshëm. Mos të harrojmë se historiku i këtij manastiri është i pandashëm nga elementi arbëror-shqiptar, shqiptarët lokal e kanë mbrojtur në shumë raste këtë objekt,nga turqit por edhe nga vetë shqiptarët tjerë e nuk mungojnë rastet kur e kanë mbrojtur edhe nga fatkeqësitë si ai i zjarrit në arkiva e bibliotekë të manastirit më 1903 ku shqiptarët vetë evakuan dokumente-libra dhe e fikën zjarrin, mos të harrojmë se mbrojtës zyrtar të manastirit ishte familja shqiptare lokale vojvoda me mbiemër Demukaj, në kujtesën kolektive te popullata e vjetër lokale kisha siç thojnë ata ju përket edhe atyre dihet se për festën e shën Gospogjinit shkonin e festonin tek oborri i manastirit, kur ndonjë i ri thoshte se dëshironte ta shkatërronte atë pleqtë gjithmonë thoshin jo se ajo osht e jana, le të kujtojmë se ky objekt është braktisur kah fundi i shekullit XVII-të, sporadikisht kah ai i i XVIII-të e XIX-të por popullata lokale kurrë nuk e ka shkatërruar as dëmtuar as pas luftës e as më 2004, studiuesë serbë por edhe murgjit e pranojnë tërë këtë por kjo nuk i ka ndaluar të bënin dëme. Gjatë fundit të sundimit të Perandorisë Osmane kur vijnë murgjit në mahallë të Kuçve të shoqëruar me xhandarë për të kërkuar haraq katragjyshi im Zenun Kuçi i I-rë edhe pse i shtyer në moshë e godet murgun me krutë ja then hundën dhe i thotë : Derën na jau kena marru ti duhesh me na jep haraq neve e jo na ty dhe për çudi ndoshta edhe për shkak të moshës së tij nuk ushtrohet dhunë ndaj paraardhësit tim e as nuk i bëhet ndonjë reprezalje lidhur me këtë dhe si pasojë shtëpia e tij ishte e vetmja që nuk pagoi haraq atë ditë. Gjyshi im Zenun Kuçi i II-të gjatë luftës më 1998 kur shkon ta marrë kufomën e njërit të mahallës së bashku me disa pleqë të tjerë ata të gjithë rrëmbehen nga policia serbe dhe mbahen peng te manastiri në fjalë edhepse ju është premtuar me parë se s’do të ju bëhej asnjë dëm nga ana e forcave serbe dhe do të lihen të lirë kushdo që vjen për ta marrur kufomën. Para luftës kur shkoja të lahem atje me kusherinjtë, muri rrethues i objektit ishte te ndërtesat që gjendeshin në oborrin e manastirit dhe kur shkova pas luftës muret rrethuese preknin bistricën dhe gushavcin burimin e ujit të thartë por po mos të ishin këto pika uji deri ku do të shkonte vallë muri rrethues i manastirit ? Me tërë këtë kisha serbe por edhe shteti serb dëshiron ta kontrollon e manipulon popullatën lokale në veçanti por edhe historinë dhe demografinë e kosovës dhe jo vetëm të saj në përgjithësi, e këtë e bënte në mënyrë praktike duke mbledhur taksa  sporadikisht e paligjshëm si rasti i lartëcekur duke u thirrur siq u cek më lartë në krisovulën e dyshimtë të Dushanit, sepse normalisht manastiri financohet ose vetë me të ardhurat vetanake ose e financon fisniku lokal e në disa raste edhe monarku apo kreu i kishës sepse murgjit nuk kanë kurfarë të drejte të mbledhin vetë taksa e sidomos te popullata që s’i takon atij besimi, e bën tani duke marrur prona paligjshëm si rasti konkret që po ndodhë tani me ato 24 parcela, gjatë luftërave duke shërbyer si deponi armësh e kazernë për kriminelët e luftës dhe si burg për pengjet civile si u cek më parë por edhe në menyrë diplomatike duke gënjyer se ky vend ka qenë gjithherë i banuar me serbë dhe se prania e « disa shqiptarëve » është gabim ekuacioni apo rastësi. Duke e ditur faktin se kisha serbe është shtet mbi shtet, çdo objekt i saj afër nesh  përfaqëson këtë simbiozë dhe bën dëme te popullsia lokale në veçanti dhe qështjes shqiptare në përgjithësi. Siq e dimë manastiri në fjalë por edhe kisha tjera e manastire në Kosovë gëzojnë ekstraterritorialitet pra janë enklava të Serbisë në Kosovë, por duke ditur historinë e Serbisë ata kanë pasur kisha gjithkund si në Shqipëri Maqedoni të veriut etj., shtrohet pyetja pse s’ju japin edhe në ato vende ku janë ndërtuar kisha në kohën e Nemanjidëve ekstraterritorialitet por pse duhet vetëm Kosovës t’i kërkohet kjo gjë dhe ajo medoemos të japë ? por mos harroni se nëse Sërbia sot nuk i kërkon këto toka e objekte sot s’do të thotë që nesër nuk i kërkon, kur i vie rasti s’do të heziton asnjë sekondë, dhe kjo kishë vetëm me objektet ortodokse brenda Kosovës që nuk i takojnë të tërat legjitimisht e ka mundësinë siq po shihet për ta paralizuar Kosovën, këtu duhet shtuar se krisovula e Banjës është humbur që nga koha e Perandorisë Osmane kurse ajo e kishës së Arkengjujve në Prizren gjendet në arkiva të Stambollit,dhe po të dalin pahiri në dritë këto krisovula bllokohet e tërë Kosova pra nëse e ndjekim logjikën e negociatave që bëhen sot dhe trysninë ndërkombëtare politike që i bëhet sot qeverisë së Kosovës padrejtësisht, mirpo po vendosën serbët ti kërkojnë tëra objektet me prona në Ballkan atëherë duke falenderuar shkurtpamësinë e politikës perëndimore dhe naivitetin e shteteve të ballkanit do të bllokohet e tëra evropë juglindore apo do të ketë edhe konflikte. Këtu pos bashkësisë ndërkombëtare fajin e ka edhe spektri politik mbarë shqiptar i korruptuar e i shitur që del kundër interesave kombëtare, mediat mercenare, gjyqtarët e dobët pa kurriz por me çmim por edhe qeveria që për do kalkulime të pasakta po lëshon terren, duke ndjekur këtë logjikë edhe Irlanda e Franca duhet dhënë ektraterritorialitet Mbretërisë së Bashkuar për kishat që ajo ka ndërtuar sa ishin nën Pushtimin e saj, katedralja e Strasburgut gjatë ndërtimit të saj ka qenë territor i Perandorisë së shenjtë Romake Gjermanike e pse nuk shpallet kjo katedrale si ekstraterritorialitet e ti takon Gjermanisë, po kampet e koncentrimin nga nazistët në Poloni e gjetkë duhet ato ti takojnë si ekstraterritorialitet Gjermanisë ? Më duhet të them se më këtë lëshim që është bërë u hap kutia e pandorës. Pra edhe po të ishte kjo krisovulë dhe të gjitha krisovulat tjera autentike kjo s’do të thotë se duhet dhënë atyre tërë pronat që gjenden në ato krisovula sepse për një territor të vogël si ai i Kosovës kjo do të ishte katastrofalë, ne s’mund të lejojmë disa tapi mesjetare të na bllokojnë sespse së pari Kosova ishte atëherë e pushtuar dhe ato prona janë marrur dhe dhënë manastireve pa dëshirën e vullnetin e pronarëve e banorëve pastaj kishat e manastiret nuk paguajnë tatim nuk kontribojnë në mirëqenien e shtetit dhe popullit ato në rastin më të mirë jetojnë si parazitë në një sistem paralel dhe në rastin më të keq siq po e shohim bëjnë dëme dhe për këtë arsye duhet pjesërisht e urgjentisht ti ekspropriojmë nga disa toka siq e kanë bërë evropianët gjatë luftërave fetare por edhe më vonë gjatë shekujve XVIII-XIX e në disa raste deri te shekulli XX-të siq ishte rasti pikërisht me manastirin e Deçanit më 1946 ku nga disa toka të saj krijohen më vonë ndërrmarja e bletarisë Apiko dhe Pushimorje e fëmijëve. Si përfundim duhet ditur njëherë e mirë të gjithë si ne dhe ndërkombëtarët se kisha serbe është gjenerator dhune e konfliktesh dhe burim mashtrimesh e falsifikimesh dhe kësaj por edhe klasës politike dhe elitës serbe duhet thënë njëherë e përgjithmonë STOP nuk mund të shkoni më tej sepse përndryshe ata kurrë s’do të ndalen, duhete treguar se Kosova nuk është rezervuar kishash serbe sepse ka pasur ndPertime e kulturë para dhe pas atyre kishave dhe mos të harrojmë se ato janë kisha ortodokse e jo serbe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti Artan Behrami tha se kryeministri Kurti po e largon…