Producenti i “Oscars” zbulon prapaskenat: Donin të arrestonin Will Smith, por Rock nuk e lejoi

01 prill 13:38

Producenti i shfaqjes “Oscars 2022”, Will Packer ka treguar se policia ishte gati për të arrestuar Will Smith pas incidentit që ndodhi me Chris Rock, por ky i fundit kishte ndërhyrë duke thënë se ishte mirë.

Gjatë një interviste për “GMA”, Will tha se nëse Chris do të kishte dashur që Will të arrestohej, oficerët e ”LAPD” do ta kishin bërë diçka të tillë, duke zbuluar edhe bisedën që ndodhi në prapaskenë direkt pas shuplakës.

“Policët u përgatitën të shkonin dhe arrestonin Will duke e lënë Chris të kuptonte se mund të ngrinte padi penale kundër tij”.

Packer gjithashtu u shpreh se Chris po e shpërfillte atë që po i thoshte policia ndërsa shton se i tha komedianit që t’i linte policët të bënin punën e tyre.

Në fund, Chris vendosi mos të bëjë asnjë kallëzim për Smith duke e lejuar të vijojë qëndrimin në ceremoni, ku fitoi çmimin për “Aktorin më të mirë” dhe mbajti një fjalim emocionues.

Smith u ngjit në skenën e ‘Oscars’ dhe goditi Rock, pasi ai bëri një shaka për flokët e rruar të gruas së tij Jada Pinkett Smith, duke mos e ditur se ajo vuan nga alopecia. Incidenti ndodhi teksa Rock po prezantonte çmimin për dokumentarin më të mirë.

E përpara kësaj ai vendosi të shkëmbente disa batuta duke u kthyer nga Jada dhe tha se mezi pret “GI Jane 2”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Newcastle United është e vendosur për të nënshkruar me yllin…