Produktet “Made in Kosova” synojnë tregun amerikan

24 qershor 2019 | 15:24

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), së bashku me kompani nga Kosova po marrinë pjesë në panairin “Fancy Food Show” në Nju Jork, i cili po mbahet nga data 23 deri më 25 qershor.

Në këtë panair, krahas mbi 2 600 kompanive ndërkombëtare, produktet e tyre po i promovojnë edhe kompanitë nga Kosova, falë mbështetjes dhe organizimit nga MTI/KIESA.

Kompanitë kosovare përmes kontakteve direkte dhe takimeve me ndërmarrës nga SHBA dhe vendet e ndryshme të botës, synojnë depërtimin e produkteve të tyre, me theks të veçantë rritjen e eksportit dhe të ndikojnë në zhvillimin ekonomik të vendit tonë.

Ky panair është një mundësi e mirë për kompanitë kosovare të njihen për së afërmi me trendet e industrisë ndërkombëtare dhe të lidhin marrëveshje eksporti në të ardhmen

Shtandi i Kosovës po vizitohet nga blerës, distributorë dhe agjentë shitjesh nga shtete të ndryshme të botës të cilët po njoftohen nga afër me produktet dhe mundësitë që ofron Kosova për të bërë biznes.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-sulmuesi i Prishtinës, Liridon Latifi është larguar përfundimisht pas dy…