Profesor Nimani u ofron studentëve një libër me gamë të gjerë të së drejtës administrative

10 mars 2023 | 09:28

Profesori universitar, Petrit Nimani boton librin e tij “E drejta administrative në formë të ligjëratave të autorizuara”.

Profesori Nimani ka thënë se mungesa e madhe e literaturës në gjuhën shqipe e të drejtës administrative e ka shtyrë që t’i qaset hartimit të këtij libri.

“Gjatë hartimit të këtij teksti kam hasur në vështirësi mjaft të mëdha, duke pasur parasysh literaturën e pakët që ekziston në gjuhën shqipe”, ka shkruar ndër tjera Nimani.

Njoftimi i plotë i tij:

Të nderuar studentë dhe lexues, duke pasur parasysh mungesën mjaft të madhe të literaturës në gjuhën shqipe nga fusha e të drejtës administrative, mora guximin që t’i qasem hartimit të tekstit “E drejta administrative në formë të ligjëratave të autorizuara”.

Libri, si cikël leksionesh është i ndarë në dymbëdhjetë pjesë.

Gjatë hartimit të këtij teksti kam hasur në vështirësi mjaft të mëdha, duke pasur parasysh literaturën e pakët që ekziston në gjuhën shqipe.

Ky tekst mund të shërben si material bazë për njohjen me të drejtën administrative për studentët e shkencave juridike, shkencave sociale, shkencave të sigurisë, shkencave politike, administratës publike dhe komunikim, administrim biznesi etj.

Me këtë rast, nuk pretendoj se ky libër është i përkryer, prandaj, konsideroj të mirëseardhur çdo propozim, vërejtje, këshillë dhe sugjerim me qëllim të mirë, i cili do t’i kontribuonte cilësisë së librit dhe punës sime të mëtejshme shkencore.

Në fund, ndjej për obligim moral të shpreh mirënjohje dhe falënderime për të gjithë autorët të cilët kanë dhënë kontribut me punimet e tyre në këtë fushë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dje shtetet anëtarë të Bashkimit Evropian, përfshirë edhe ato që…