Profesori amerikan: Serbia po privilegjohet nga BE-ja dhe ShBA-ja

18 maj 2021 | 12:40

Edward Joseph, profesor në Universitetin Johns Hopkins në Uashington, ka thënë se pesë vendet e Bashkimit Evropian (BE) dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) mund ta kushtëzojnë Serbinë që ta njohë Kosovën me anëtarësim në BE.

Ai ka thënë se Serbia po privilegjohet nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara te Amerikës.

“Na duhet ta kujtojmë se për çfarë është gjithë kjo gjë. E gjitha kjo synon që t’i mundësojë BE-së dhe SHBA-së që të mos privilegjojnë më Serbinë, sepse këtë gjë janë duke bërë tani. Meqë nuk kemi ndikim mbi Serbinë, ne privilegjojmë atë. Serbia mund të sillet në mënyrë jodemokratike, mund të jetë aleate me Rusinë dhe Kinën dhe ne të themi “ju jeni lidere”. Kjo gjë duhet të marrë fund. Kjo gjë mbaron kur të sillemi me Serbinë sikurse me vendet tjera. Jo duke e vendosur në një pozicion më të keq, por jo edhe më të mirë sesa të tjerët. Më pas do të mund të kishim dy parime. Njërën nga BE-ja dhe tjetrën nga NATO-ja”, ka thënë ai për “Radio Evropa e Lirë”.

Joseph ka theksuar se pesë vendet e BE-së dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund ta kushtëzojnë Serbinë që ta njohë Kosovën me anëtarësim në BE.

“Ato vende nuk duhet ta njohin Kosovën, por ato vende, së bashku me pjesën tjetër të BE dhe SHBA-të duhet të krijojnë një pozicion unanim në lidhje me Kosovën, Serbinë dhe pjesën tjetër të rajonit. Ato vende duhet të vendosin kufizime, sepse Serbia është një kandidat për anëtarësim në BE, dhe Kosova ka MSA-në me bllokun evropian”.

“Nëse pesë vende të BE-së kanë të njëjtin pozicion si Serbia, Rusia dhe Kina, atëherë Serbia nuk stimulohet të njohë Kosovën”, ka thënë ai, duke shtuar parimi i BE-së përcakton se Serbia dhe Kosova nuk mund të kryejnë agresion politik kundër njëra-tjetrës.

“Ato i mundësojnë BE-së dhe ShBA-ës të bëjnë diçka që nuk mund ta bëjnë tani, sepse nuk kanë mbështetjen e të gjitha vendeve, sepse pesë vende të BE janë të lidhura me Serbinë dhe Rusinë dhe Kinën në lidhje me çështjen e Kosovës”, ka thënë Joseph.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë i Gjermanisë, Jens Spahn, tha se vendi…