Profesori britanik: Rishkrimi i kufijve zgjidhja më e mirë, s’është aq e rrezikshme sa autonomia (video)

12 qershor 2023 | 15:27

Profesori britanik në “London School of Economics”, James Ker-Lindsay, mbështetës i kahershëm i idesë së shkëmbimit territorial në mes të Kosovës dhe Serbisë, zgjidhje kjo “e vetme” sipas tij në mes të dy shteteve, ka dalë me një video në lidhje me ngjarjet e fundit në pjesën veriore të vendit, ku sërish e ka elaboruar të njëjtën ide: “Koha për të diskutuar ndarjen?” e ka titulluar videon e tij.

Ker-Lindsay, ka shpalosur një seri argumentesh se pse mendon kështu.

“Nuk ka asgjë në të drejtën ndërkombëtare kundër dy shteteve që vullnetarisht vendosin kufijtë e tyre”, ka thënë ai.

Ndërsa sa i përket asaj se ndryshimi i kufijve është gjë joevropiane ai kujton marrëveshjen për Irlandën Veriore të ndërtuar mbi njohjen e hapur të ndryshimit të kufijve mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës kur shumica e popullatës në Irlandën Veriore kishte dashur ashtu.

Ndryshimi i kufijve, ka thënë profesori britanik, e liron edhe Kosovën në ndryshimin e Kushtetutës së saj në pjesët ku serbëve u jepen pushtete të tepërta.

“Përfundimisht, përderisa preferenca e qartë mbetet ajo e një aranzhimi autonom (për serbët), ndarja nuk është kaq radikale e as kaq e rrezikshme, sa mund të duket. Madje ka edhe më shumë mbështetës se ç’mund të mendohet”.

“Derisa shumë zyrtarë publikisht e kanë kundërshtuar idenë, ata privatisht e dinë se çfarë avantazhesh sjellë ajo”, ka thënë profesori britanik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Stivi Frashëri nuk është më pjesë e Ballkanit. Portieri shqiptar…