Profesori Smajljaj: Përbërja e KShC-së është klienteliste

17 qershor 2021 | 13:43

Profesori universitar, Avdi Smajljaj, ka reaguar pasi Kuvendi i Kosovës ka miratuar vendimin për emërimin e shtatë anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC).

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se votimi i sotëm i anëtarëve të KShC-së manifeston arrogancën e shumicës parlamentare.

Sipas tij, përbërja e KShC-së është në pjesën më të madhe nepotiste, klienteliste dhe  partiake.

 

Postimi i plotë i Smajljajt:

Ministria e arsimit nuk ka qenë asnjëherë me keq e udhëhequr se sa tani, përveç gjatë mandatit 2017-2019.

Votimi i sotëm i anëtarëve të KShC manifeston arrogancën e shumicës. Përbërja e KShC është në pjesën më të madhe nepotiste, klienteliste, e partiake.

Ndër të tjera ‘margaritari’ deputet z. Gola deklaroi se kjo përbërje e KShC është yndyra e atyre që kanë aplikuar. Çfarë deklarate injorante.

Qytetari ua ka dhënë votën si shumicë për të përmirësuar gjërat, jo për ti përkeqësuar ato.

Ju lutem vetëm për ndryshimin mos flisni se është bërë e tepërt. Vetëm ndryshim nuk ka. Madje po përdoret ndryshimi për agjenda familjare, militantësh, klientësh.

Neve si qytetarë e kemi obligim ku do që vlerësojmë se po dëmtohet vendi e interesi publik, siç është rasti KShC, duhet përballur me ato. Ju vazhdoni punën e juaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Llapit e ka prezantuar Ardi Shalën, i cili…