Profesori Smajljaj: Shteti ynë është krijuar falë mbështetjes së ShBA-së

29 janar 2023 | 16:52

Profesorit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Avdi F. Smajljaj, duke folur rreth raporteve të Qeverisë së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka theksuar se shteti ynë është krijuar, është duke u konsoliduar ndërkombëtarisht, falë mbështetjes së ShBA-së.

Ai thotë se mbështetja e ShBA-së është e domosdoshme për shtetin tonë.

“Institucionet tona duhet të refuzojnë asociacionin që e dëmton funksionimin dhe qëndrueshmërinë e shtetit, në bashkëpunim me ShBA-në. Qasjet tjera refuzuese të asociacionit, sidomos ato në frymën antiamerikane, janë të dëmshme, dhe të paqëndrueshme, të llojit të krekosjes se do t’i heqim vetë barrikadat në veri të para disa javëve. Shteti ynë mundet pa secilën parti politike, e pa secilin politikan/e, por nuk mundet pa mbështetjen e ShBA-së”, ka shkruar në “Facebook” Smajljaj.

Ambasadori i Kosovës në ShBA, Ilir Dugolli, duke i raportuar për punën njëvjecare në krye të kësaj ambasade ministres së Jashtme, Donika Gërvalla ka potencuar se raportet ShBA-Kosovë nuk janë të mira, duke shkruar: “Me trajtim nga shteti nikoqir që është larg më brutal se që mund të perceptohet në kryeqendër”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Liverpool është eliminuar në raundin e katërt të Kupës FA.…