Profesori univeristar, Bernard Tahirbegolli, kandidat për deputet me numër rendor 28 në Koalicionin për Familjen

15 dhjetor 2024 | 22:14

Profesori univeristar Bernard Tahirbegolli, në zgjedhjet e 9 shkurtit është kandidat për deputet si pjesë e Koalicionit për Familjen, me numër rendor 28.

Ai ka njoftuar në “Facebook” se si profesor universitar, ka pasur privilegjin të edukoj dhe frymëzoj breza të rinj, duke u angazhuar për përhapjen e dijes dhe vlerave më të mira shoqërore.

“Jam i bindur se arsimimi cilësor dhe promovimi i profesionalizmit janë çelësat kryesorë për ndërtimin e një të ardhmeje më të ndritur për vendin tonë”.

“Mbrojtja e vlerave tona familjare, ruajtja e qëndresës dhe promovimi i unitetit do të jenë shtyllat kryesore të angazhimit tim. Besoj fort se familja është themeli i një shoqërie të shëndetshme dhe i një shteti të fortë”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i tij: 

Të dashur miq dhe qytetarë,

Me përkushtim të sinqertë dhe ndjenjë të lartë përgjegjësie, ju njoftoj se kam vendosur të kandidoj për deputet në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025, si pjesë e Koalicionit për Familjen, me numër rendor 28.

Si profesor universitar, kam pasur privilegjin të edukoj dhe frymëzoj breza të rinj, duke u angazhuar për përhapjen e dijes dhe vlerave më të mira shoqërore. Jam i bindur se arsimimi cilësor dhe promovimi i profesionalizmit janë çelësat kryesorë për ndërtimin e një të ardhmeje më të ndritur për vendin tonë.

Përveç kësaj, përmes punës sime shumëvjeçare si mjek, studiues dhe kontribuues në jetën publike, kam qenë gjithmonë pranë qytetarëve dhe sfidave të tyre të përditshme. Sot, ndjej një thirrje të re – atë për të sjellë përvojën time akademike dhe njerëzore në shërbim të qytetarëve në nivelin më të lartë, në parlament.

Mbrojtja e vlerave tona familjare, ruajtja e qëndresës dhe promovimi i unitetit do të jenë shtyllat kryesore të angazhimit tim. Besoj fort se familja është themeli i një shoqërie të shëndetshme dhe i një shteti të fortë.

Së bashku, mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë – një të ardhme ku dinjiteti, mirëqenia dhe interesi i qytetarit të jenë gjithmonë prioritet. Së bashku, mund të ndalim të keqen dhe të hapim një kapitull të ri për vendin tonë!

Faleminderit për besimin dhe mbështetjen tuaj të çmuar.

#KoalicioniPërFamiljen #Numri28 #ProfDrBernardTahirbegolli

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
"Misionet e Posaçme" në fushëveprimin me mandat presidencial të Richard…