Projektohet rikthimi i De Geas në Madrid

27 mars 2024 | 13:58

David De Gea qëndron pa skuadër prej verës së vitit të kaluar, kur i dha fund aventurës 12-vjeçare me Manchester United. Portieri spanjoll nuk arriti të gjente skuadër të re as në merkaton e janarit, por nuk është demoralizuar dhe po punon për të qenë në gjendje të mirë fizike.

Shtypi iberik shkruan se “gardiani” 33-vjeçar mund të firmosë me Realin e Madridit në fundin e sezonit. Kepa Arrizabalaga do të rikthehet te Chelsea dhe “Los Blancos” po mendojnë të firmosin me De Gean, autor i 45 ndeshjeve me kombëtaren e Spanjës.

Gjatë merkatos dimërore u fol edhe për një rikthim në “Old Trafford”, por Andre Onana e ka marrë veten dhe pista De Gea ra si opsion. Tashmë pritet rikthimi në kryeqytetin spanjoll, aty ku mbrojti portën e Atletico Madridit përpara transferimit në Premier Ligë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, pritet…