Prokuroria dhe policia ndërlidhen me sistem elektronik

10 dhjetor 2019 | 11:42

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka lansuar ndërlidhjen e sistemeve elektronike ndërmjet Prokurorisë së Shtetit, prokurorive dhe Policisë së Kosovës.

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Bahri Hyseni, ka thënë se sot po lansohet ndërlidhja e sistemit elektronik apo shkëmbimi i të dhënave në mënyre elektronike nga sistemi i Policisë në Prokurorinë e Shtetit.

Sipas tij digjitalizimi i punës ka qenë një prej synimeve ngase do të realizojnë një sistem prokurorial më transparent më llogaridhënës dhe prokurorët do jenë më efikas për zgjedhjen e lëndëve penale.

Hyseni ka thënë se e mira e kësaj ndërlidhje është se nuk lejon që lëndët penale të humbin e të mbesin në sirtarë.

Këtë ndërlidhje përmes sistemit elektronik e ka mirëpritur edhe i drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, i cili ka thënë se është personi më i gëzuar që po lansohet ky sistem sepse kjo ndërlidhje e sistemeve përveç që është standard i kërkuar ka rëndësi për ngritje të shkallës të transparencës.

Ai ka thënë se një sistem të tillë do të dëshironin ta ndanin edhe me gjykatat. /Ksp/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Disa birra mund të konsiderohen shumë të shëndetshme nga përmbajtja…