Prokuroria e Gjilanit brenda një jave ka ndaluar 13 persona të dyshuar

28 janar 2019 | 14:16

Prokuroria Themelore në Gjilan gjatë javës së kaluar ka ndaluar 13 persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orëve për vepra të ndryshme penale. Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar gjashtë persona për shkak të dyshimit të veprave penale, “Vrasje e rëndë”, “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, “Armëmbajtje pa leje” dhe “Posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Nga Departamenti i Përgjithshëm i kësaj prokurorie janë ndaluar gjashtë persona për shkak të dyshimit të veprave penale, “Lëndim i lehtë trupor”, “Sulm” dhe “Shantazh”. Ndërsa Departamenti për të Mitur ka ndaluar një të mitur për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale, “Posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, të KPRK-së.

Kjo prokurori për të gjitha rastet me ndalim, brenda afateve ligjore ka parashtruar kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën kompetente në Gjilan.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Kaçanikut,  Besim Ilazi dhe nënkryetari Ylber…