Prokuroria jep detaje për bastisjet në Pejë, Klinë dhe Istog

15 korrik 2021 | 11:59

Prokuroria Themelore në Pejë ka konfirmuar bastisjet që po kryhen në disa komuna në rajonin e Dukagjinit.

Përmes një njoftimi për media, kjo prokurori ka bërë të ditur se pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore dhe urdhëresës së gjyqtarit të procedurës paraprake, janë duke u kryer bastisje në Pejë, Klinë dhe Istog, me qëllim të gjetjes së provave për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” ndaj disa zyrtarëve komunal, lidhur me ndërtimet e paligjshme.

“Për këto veprime në teren  janë angazhuar pesë prokurorë të shtetit nga Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë, në koordinim me Njësitin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë”, është thënë në njoftimin për media.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni për Ekonomi, Ndërmarrësi dhe Tregti ka shqyrtuar Raportin vjetor…