Prokuroria konfirmon bastisjen në Prishtinë: Dyshohet për shërbime të kundërligjshme mjekësore

31 janar 2024 | 19:49

Prorkuroria themelore në Prishtinë e ka konfirmuar bastisjen e një objekti afër Stacionit të Policisë në Prishtinë.

Sipas njoftimit, në atë objekt dyshohet se janë ofruar shërbime të kundërligshme mjekësore.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se nën udhëheqjen e Prokurorit të Shtetit në koordinim me Policinë e Kosovës, Drejtorinë për Hetime Rajonale në Prishtinë, është duke u realizuar bastisje në një objekt në qendër të Prishtinës, ku dyshohet se janë duke u ofruar shërbime të kundërligjshme mjekësore në këtë objekt”, thuhet në njoftim.

Prokuroria ka njoftuar se për zhvillimet rreth këtij aksioni do të njoftoheni me kohë.

Vazhdon operacioni policor në “ambulancën serbe” në Prishtinë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është duke vazhduar operacioni policor i cili nisi pasditen e…