Prokuroria: Nuredin Lushtaku ia kishte dërguar Bekim Jasharit armën e policit, ky e kishte dorëzuar në Polici

04 korrik 2022 | 18:59

Në Gjykatën Themelore të Mitrovicës është duke u mbajtur seanca ku pritet të caktohet masa e paraburgimit ndaj ish-nënkryetarit të komunës së Skenderajt Nuredin Lushtaku, dhe të dyshuarve tjerë për sulm ndaj dy zyrtarëve policorë në Skenderaj.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka elaboruar kërkesën e paraburgimit ku ka thëne se ka kërkuar masën e paraburgimit për shkak se sipas saj, të njëjtit së bashku kanë kryer veprën penale.

Sipas prokurorisë pas përleshjes që familja Lushtaku kishte pasur me zyrtarët policor, Nuredin Lushtaku, ish-nënkryetari i Skenderajt, ia kishte dërguar armën e policit Enver Berisha, ish-kryetarit të komunës Bekim Jasharit e pastaj ky i fundit e kishte dorëzuar në Polici, shkruan gazeta Koha përcjell Klankosova.tv.

Sipas Prokurorisë Skenderaj është vend i vogël, dhe të njëjtit mund të ndikojnë në dëshmitë e dëshmitarëve që do merren në pyetje ditët në vazhdim.

Prokuroria ka thënë se Nuredin Lushtaku kishte shkuar me dy vëllezërit e tij pasi i kishte thirrur djali i tij pas një dënimi që i kishin shqiptuar zyrtarët policorë.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë të hënën gjatë ditës i ka kërkuar Gjykatës Themelore që t’ua caktojë masën e paraburgimit dy të dyshuarve për rastin e plagosjes së dy policëve të shtunën mbrëma në Skenderaj, F.L. dhe A.L., ndërkohë që ish-nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Nuredin Lushtaku, është shpallur në kërkim.

Menjëherë pas shpalljes në kërkim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot, pas një sëmundjeje të gjatë, ka vdekur Xhane Myrtaj-Ukshini,…