Prokuroria Themelore në Ferizaj për një muaj ka ngritur 199 aktakuza

01 mars 2019 | 11:09

Prokuroria Themelore në Ferizaj gjatë muajit shkurt 2019 ka ngritur gjithsejtë 199 aktakuza për raste të ndryshme penale.

Në Departamentin e Krimeve të Rënda, janë ngritur gjithsejtë katërmbëdhjetë aktakuza ndaj njëzetë e një personave.

Departamenti i Përgjithshëm i kësaj prokurorie gjatë muajit shkurt ka ngritur gjithsejtë 176 aktakuza, ndërsa Departamenti për të Mitur ka ngritur nëntë aktakuza.

Prokuroria Themelore në Ferizaj mbetet e përkushtuar për luftimin e kriminalitetit, ngritjen e efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ylli televiziv Kourtney Kardashian dhe ish-burri i saj Scott Disick…