Prokurorja e rastit: Kemi katër dëshmitarë që mbështesin aktakuzën ndaj Pjetër Shalës

23 prill 2021 | 12:14

Ka nisur të mbahet seanca e radhës e Gjykatës Speciale ndaj ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shalës.

Prokurorja e rastit ka bërë me dije se janë paraqitur katër dëshmitarë me prova materiale që e mbështesin aktakuzën e ngritur ndaj Pjetër Shalës dhe parashikojnë edhe tetë të tjerë shtesë.

“Ne kemi paraqitur katër dëshmitarë me materiale që e mbështesin aktakuzën dhe parashikojmë tetë të tjerë shtesë. Kemi paraqitur një zbërthim të asaj se çfarë përmbajnë materialet mbështetëse në thelb: deklarata të dëshmitarëve, raporte, urdhra dhe materiale të tjera”, ka bërë me dije prokurorja e rastit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombëtarja e San Marinos në futboll, përkatësisht Federata e Futbollit…