Prokurorja në rastin e Haradinajt: Shpejt do ta dorëzojmë aktakuzën

29 shtator 2020 | 16:06

Nënkryetari i OVLUÇK-së, Nasim Haradinaj, ka dalë sot në seancën e parë në Gjykatën Speciale.

Prokurorja në rastin e tij ka thënë se ende nuk ka një aktakuzë të konfirmuar ndaj Haradinajt. Megjithatë ajo është shprehur se këtë shumë shpejt do t’ia dorëzojnë gjykatës.

“Zyra e Prokurorit të Specializuar po punon shumë shpejt për të siguruar që të dorëzohet një aktakuzë kundër Haradinajt, në kohë sa më të shkurtër. Ka disa hapa hetimorë që po ndërmerr zyra jonë që të dorëzohet aktakuza me të gjitha materialet mbështetëse për të krijuar një dosje të plotë”, ka thënë prokurorja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi Valdet Rama që është pjesë e Meppen në Bundesliga…