PROMEMORIE E KUJTESËS HISTORIKE
Shkodran Buhiçi
Sot është një ditë e veçantë për Preshevën dhe Luginën e saj, është data 16 prill, datëlindja e profesorit të madh Ibrahim Osman Kelmendi, veprimarit atdhetarë, antikomunistit të përbetuar, dijetarit historian (Moikom Zeqo), punëtorit të zellshëm shkencor e intelektualit të kalibrit të veçantë!
Prandaj neve shqiptarëve të Luginës së Preshevës na bën nderë të madh kjo datë dhe ky emër.
Në ish sistemin jugosllav komunist ishte i anatemuar (mallkuar) si antirevolucionar (lexo; anti LNÇ dhe jugosllav), madje edhe me miratimet e heshtura të klasës intelektuale të kohës dhe shkrimet e tyre (Ramiz Abdyli, historian; Presheva në lëvizjen nacional clirimtare 1941 – 1945, Prishtinë, 1977) dhe shumë e shumë të tjerëve.
Përderisa sot e mbi 30 vite jemi në botën paskomuniste, nga mbetjet ideologjike të ish sistemit, tani është heshtur me qëllim e pa arsye, një komplot ky i heshtjes që me dashje ju bëhet figurave të mëdha me mendje të thellë, në provincat e tilla, siç jemi ne në Preshevë, doktrina sociologjike e të tillave rretheve intelektuale të provincave që sjell veç ngurtësim, lavazh truni etj.
Në këtë hapësirë dhe në këtë kohë, ka veç një emër që i afrohet profesor Ibrahim Kelmendit, emnaku i tij, emrin e të cilit e mbante, sa për ta përforcuar atë determinanten metafizike trashendentale, – profesori tjetër Ibrahim Kadriu-Branda, – ish Kryetari i Kuvendit për Autonmi politike dhe territoriale për bashkim me Kosovën (1992).
Për asnjërin Presheva nuk u kujdes,se tregoi veten dhe pak ka dert, njëri edhe varrin në Australin e largët ( pa e ngrit asnjëherë institucionalisht publikisht çështjen e rikthimit të eshtrave në vendlindje), e ndërsa tjetri pa kujdes institucional të mjaftueshëm, i lënë në mëshirën e mërgatës dhe organizimeve gjysmë individuale, i cili fatkqesësisht përfundoi te Jetimat e Ballkanit.

Tani, trumbetimet e kota, thirrjet kinse për kujdes të trashëgimis së tij intelektuale etj etj, janë farsë për larje mëkatesh e ndoshta edhe për ndonjë mëkat politik më të madh që edhe ia kemi pa fytyrën por edhe do tia shofim në të ardhmen.
Thjesht, shkurt e qartë, – Presheva ka dy figura, në këtë kohë (kam shkurajtur edhe më herët në shtyp), pas të cilëve janë rreshtuar tradicionalisht klasa intelektuale e politike. Veprimtarin komunist Abdylla Krashnica, – i cili mendonte se nën sistemin e Titos do të zgjidhen punët tona, dhe që koha e demantoi rëndë, dhe profesor Ibrahim Kelmendin, revolucionarin e thellë, të papërkulshmin për asnjë moment dhe të anatemuarin e të keqkuptuarin dijetarë, veprat e të cilin do të rrojn dhe koha do tju jep të drejtë!
Kë do zgjedhim e si do veprojm, le të shifet!



