Promovohet libri “Deçani nëpër shekuj”

26 janar 2021 | 15:28

Në sallën e Asamblesë Komunale në Deçan të martën është bërë promovimi i librit “Deçani nëpër shekuj”, i autorit Faton Mehmetaj.

Libri “Deçani nëpër shekuj” është libër historik por është edhe një bilten apo guidë e Deçanit, ku paraqitet historiku mijëvjeçari Deçanit, kultura, trashëgimia, lashtësia, tradita, turizmi dhe bukuritë natyrore të Deçanit. Po ta lexosh këtë libër është e pamundur që të mos e vizitosh Deçanin.

Në këtë libër shpaloset realiteti shqiptar i krijuar gjatë shekujve, tradita, kullat, veshjet, ritet e vjetra pagane të ruajtura më shekuj, kultura shpirtërore, rrënojat e vendbanimeve të lashta, kishat, kështjellat, rrugët e vjetra, historiku i Manastirit të Deçanit, Kuvendet, duke filluar nga ai i Verrave të Llukës 1910, Kuvendi i Junikut 1912, Kuvendi i Pajtimit të Gjaqeve 1990 e kuvende tjera. Po ashtu, në këtë libër shpaloset historiku i Deçanit nga periudhat e hershme të antikitetit e deri në ditët e sotme.

Të pranishëm në ketë promovim ishin kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, nënkryetari Sami Cacaj, poetë, shkrimtarë, historianë, publicistë, asamblistë, veteranë e invalidë të luftës së UÇK-së dhe qytetarë.

No photo description available.

May be an image of 5 people and people standing

May be an image of 2 people and people standing

May be an image of standing

May be an image of 1 person and standing

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidatja për deputete nga radhët e PDK-së, Besa Çeku-Buçinca, e…