Promovohet libri “Organika taktike në futboll”

03 prill 2018 | 14:24

Të premten që vjen do të bëhet promovimi i librit “Organika taktike në futboll” i autorit Fetah Veliu.

Promovimi do të bëhet në objektin e Fakultetit te Edukimit Fizik dhe të Sportit. Ky është libri i katërt i botuar nga autori Fetah Veliu, një ndër autorët e paktë, me profesion të trajnerit të licencuar me licencat nga UEFA dhe i njohur në opinion si njohës  i mirë për zhvillimin e ngjarjeve rreth futbollit ne vendin tonë, raporton “KosovaPress”.

Ky libër, sipas autorit, përmban materialet e komponentit kryesor të futbollit, taktikës, ku gjithnjë, sipas autorit, futbolli i Kosovës dhe trajnerët e futbollit në Kosovë do të kenë mundësi  të kenë alternativa të shumta për njohjen e substancës taktike në futboll dhe për mundësitë më të mëdha për rritjen e potencialit në zejen e trajnerit dhe të avancimit të proceseve trajnuese në përgatitjen taktike të një skuadre futbolli gjatë një gare kompetitive dhe të prezantimit sa më të mirë në një ndeshje futbolli.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtarët e Komisionit për legjislacion i kanë dhënë mbështetje Projektligjit…