Pronari i kompanisë “Meka”: Prodhimet tona janë më cilësore se ato të importuara

04 tetor 2020 | 14:21

Pronari i kompanisë “Meka Halal Food”, ka thënë se gjatë 28 viteve në këtë kompani kanë investuar në cilësi, për ta bindur opinion se mund të sigurojnë prodhime të sigurta dhe cilësore.

Piraj në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se prodhimet e tyre janë më cilësore se ato që importohen në Kosovë.

“Për 28 vite si ndërmarrje për therje dhe përpunim të mishit kemi investuar në cilësi për ta bindur opinionin se edhe ne shqiptarët kemi kapacitete për të ofruar cilësi dhe siguri të prodhimeve!Sot mburremi me rezultatin e arritur në këtë aspekt dhe ndihemi krenar që prodhimet tona janë  më cilësore se ato të importuara!”, ka shkruar Piraj, duke shtruar se për cilësinë e produkteve të “Mekës” tashmë e dinë edhe konsumatorët e shumtë.

“Këtë tani më e dinë mire konsumatorët e prodhimeve ‘Meka Halal Food’, dilema kanë vetëm ata që nuk i kanë provuar prodhimet tona! Nuk janë fals pashtetat që po importohen në  Kosovë, por pashteta ‘Meka’ ka cilësi të pa konkurueshme dhe disa që assesi nuk e pranojnë këtë bëjnë propagandë se pashtetat e huaja po falsifikohen pa qenë në  dijeni se sot falsifikimi është i pamundur sepse ka një gjurmim të prodhimeve nga origjina deri në tryezë të konsumatorëve! Pra edhe nëse falsifikohet një produkt ai nuk ka se si të shitet kur ka distributor të autorizuar!”, ka shkruar Piraj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përzgjedhësi i Maqedonisë së Veriut, Igor Angelovski, ka zbuluar listën…