Maqedonia, luan ndaj Kosovës me 6 futbollistë shqiptarë

04 tetor 2020 | 14:21

Përzgjedhësi i Maqedonisë së Veriut, Igor Angelovski, ka zbuluar listën me futbollistët e ftuar për ndeshjen gjysmëfinale ndaj Maqedonisë së Veriut. Në këtë listë figurojmë emrat e 6 futbollistëve shqiptar që do ta djersitin fanellën e shtetit të tyre.

Më 8 tetor në Shkup, Maqedonia e Veriut zhvillon ndeshjen gjysmëfinale ndaj Kosovës, teksa fituesi do takohet në finale me fituesin nga ndeshja tjetër mes Gjeorgjisë dhe Bjellorusisë, me fituesin e finales që siguron pjesëmarrjen në Kampionatin Evropian që mbahet në vitin e ardhshëm.

Lista e publikuar nga Igor Angelovksi gjithashtu vlen edhe për dy ndeshjet që Maqedonia i zhvillon ndaj Estonisë dhe Gjeorgjisë, ndeshje këto të vlefshme për sezonin e tanishëm të Ligës së Kombeve.

Visar Musliu, Egzon Bejtullahi, Enis Bardhi, Ezgjan Alioski, Arijan Ademi dhe Ferhan Hasani janë gjashtë futbollistët shqiptarë të ftuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Koronavirusi ka shtyrë edhe një herë debutimin e filmit “No…