Propozim nga partia e Vuçiqit: Serbia t’i ndërpresë integrimet evropiane

19 prill 2024 | 13:34

Deputeti i Partisë Përparimtare Serbe (SNS) Vlladimir Gjukanoviq, ka sugjeruar që Serbia të ndalojë integrimin evropian.

Gjukanoviqi  ka shkruar në rrjetin social “X” se për këtë vendim duhet të njoftohen të gjithë ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian (BE).

“Dërgojini një letër të gjithë ambasadorëve të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian në të cilën do të informohen se Republika e Serbisë po i ndërpret integrimet e mëtejshme evropiane. Të informohen të gjitha institucionet e BE-së dhe zyrat që kanë në Serbi se nuk ka nevojë të bëhet më asgjë në fushën e integrimit evropian të Serbisë. Zhvilloni marrëdhënie ekskluzivisht dypalëshe me të gjitha vendet anëtare të BE-së”, ka shkruar Gjukanoviq.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ilnisa Agolli, ish-banorja e spektaklit “Big Brother VIP 3”, e…