Protesta e studentëve në Shkup, nis grumbullimi i protestuesve
18 maj 2026
| 16:43
Ka filluar grumbullimi i protestuesve në mbështetje të studentëve, të cilët kërkojnë që t’u lejohet që provimin e jurisprudencës ta mbajnë edhe në gjuhën shqipe.
Protesta pritet të nisë pas pak minutash, para Urës së Gurit. Në terren shihen edhe forca të shtuara policore, raporton “RTV 21”, që ka publikuar disa pamje pak para fillimit të protestës.



