Protesta në Serbi: Petkoviç ‘kapet’ me raportimin e mediave në Kosovë

25 dhjetor 2023 | 11:48

Gjatë pasdites së djeshme në Serbi u organizuan protesta masive. Protestuesit kërkuan anulimin e zgjedhjeve që u mbajtën më 17 dhjetor.

E Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka reaguar në lidhje me raportimet e mediave në Kosovë për protestën e dhunshme dje në Serbi.

Ai, në platformën “X”, ka shkruar se tërbimi i opozitës së Gjilasit dhe shkatërrimi i Beogradit ka kënaqur vetëm kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe mediat në Kosovë.

Më tutje Petkoviç është  shprehur se “mediat në Kosovë vazhdimisht kanë raportuar për protesta të dhunshme në mbështetje të sulmit ndaj policisë serbe dhe institucioneve’’.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dogana e Kosovës gjatë javës së kaluar ka zbuluar dy…