Protestë e dhunshme para Kuvendit, gjashtë policë të lënduar

22 nëntor 2018 | 12:26

Pas disa momenteve të dhunshme, në ambientet para objektit të Kuvendit të Shqipërisë  është parë të mbërrijë një ambulancë, e cila ka marrë disa policë të lënduar.

Gjatë protestës që ka përshkallëzuar në akte dhune ndaj forcave të rendit, përballë ndërtesës së sallave plenare të Kuvendit të Shqipërisë janë plagosur gjashtë pjesëtarë të Policisë së Shtetit.

“Efektivët janë lënduar me mjete të forta dhe piroteknike, hedhur nga tubuesit mbi punonjësit e Policisë, të cilat dhe janë dërguar në spital për ndihmë të specializuar mjekësore. Një punonjëse policie ka dëmtime më të rënda në krah”, është thënë në një komunikatë të Policisë së Shtetit, shkruan “Top Channel”.

Më tej, Policia e Shtetit u ka bërë thirrje protestuesve përfaqësuesve politikë për distancim nga dhuna dhe nga goditjet ndaj punonjësve të rendit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës…