Protestë masive kundër amnistisë për ish-presidentin

26 dhjetor 12:50

Mijëra shtetas të Perusë kanë protestuar mbrëmë në kryeqytetin Lima kudër amnistisë për ish-presidentin, Alberto Fujimori.

Protestuesit kanë kërkuar që presidenti aktual i Perusë, Pedro Pablo Kuczynski, të paraqes dorëheqje, pasi pardje e ka amnistuar Fujimorin, për siç ka thënë, shëndetin e dobët. Ka pasur edhe përleshje të policisë me demonstruesit.

Alberto Fujimori, 79 vjeçar, ishte duke vuajtur dënimin prej 25 vjetësh burg, për vrasjen e 25 njerëzve gjatë fushatës kundër grupit terrorist të krahut të majtë, Shining Path.

Para tri ditësh, Fujimori është dërguar nga burgu në spital, për shkak të problemeve me zemër.

Duke brohoritur “tradhtar”, protestuesit kanë bartur flamuj të Perusë dhe fotografi të viktimave të fushatës kundër kryengritjes nga qeveria e Fujimorit, në periudhën 1990-2000.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrat e jashtëm të Pakistanit dhe Afganistanit, në një thirrje…