Protestojnë infermierët dhe mamitë, kërkojnë që ndërrimi i natës të paguhet 36 euro

03 gusht 2020 | 12:01

Duke respektuar distancën dhe duke mbajtur maskën si dy masa preventive për parandalimin e Covid-19, infermierë dhe mamitë e Kosovës në këtë kohë pandemie kanë protestuar para Qeverisë së Kosovës.

Ata kanë kërkuar që ndërrimi i natës i cili paguhet 18 euro të paguhet 36 euro.

Fitim Havolli nga Sindikata e Infermierëve dhe Mamive të Kosovës, ka thënë se përmes kësaj proteste kanë kërkuar që qeveria të kthejë kokën kah ky komunitet i cili është në front të parë me pacientët e prekur me Covid-19.

Ai ka thënë se kërkesa e tyre është që ndërrimi i natës të paguhet 36 euro, pasi aktualisht pagesë për ndërrim të natës është 18 euro.

Havolli është shprehur se nuk janë duke kërkuar rritje pagash, por që kërkesat e tyre nga qeveria të trajtohen me prioritet, raporton “Ksp”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj i ka uruar shërim…