Protestuesit bllokojnë rrugën ku ndodhi aksidenti fatal për çiftin nga Malisheva

31 korrik 2022 | 13:48

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), dega në Podujevë,  ka thirrur protestë në shenjë revolte për zvarritjen e punimeve në magjistralen Prishtinë-Podujevë.

Para protestës, pjesëmarrësit kanë bërë homazhe tek vendi ku ka ndodhur aksidenti në të cilin kanë humbur jetën dy mërgimtarë para disa ditësh.

Ata kanë vendosur lule tek vendi i aksidentit.

Pjesëmarrësit në protestë kanë përcjell mesazhet e tyre përmes pankartave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se Kosova sa i përket…