Protestuesit bllokojnë televizionin shtetëror, Vuçiq largohet nga dera e pasme

06 nëntor 2019 | 13:39

Vazhdojnë pakënaqësitë ndaj presidentit të Serbisë. Qindra qytetarë protestuan në hyrje të godinës së televizionit shtetëror “RTS” në Beograd kundër Aleksandar Vučić duke i bllokuar atij rrugën. Presidenti serb hyri në godinë për intervistën e tij nga dera e pasme. Protestuesit e shumtë e akuzojnë kreun e shtetit për kontroll të mediave dhe e bëjnë përgjegjës për mos zgjidhjen e çështjeve të vështira.

Nën thirrjet “Vučić hajdut”, lideri i opozitës, Bosko Obradovic tha se qeveria e Partisë Progresiste të Serbisë është autokratike dhe e korruptuar.

“Ai hyri përmes kanaleve të minjve nga qendra Sportive Tasmajdan. Vučić tregoi se është politikani më frikacak në politikën bashkëkohore të Serbisë”, tha Bosko Obradovic, lider i opozitës në Serbi.

E ndërsa qindra qytetarë protestonin jashtë godinës, presidenti serb publikoi në rrjete sociale një fotografi brenda televizionit shtetëror duke falënderuar mbështetësit e tij. Gjatë intervistës, Vučić e cilësoi vendimin e opozitës për të protestuar një sjellje fashiste.

“Ne nuk kemi përdorur kurrë policinë kundër protestuesve. Të gjitha vendet e zhvilluara e përdorin, por jo Serbia. Jam i gatshëm t’u përgjigjem të gjitha pyetjeve, por nuk mendoj se është zgjidhje t’i ndalosh dikujt lirinë e lëvizjes. Kjo është sjellje fashiste”, tha ai.

Pas përfundimit të intervistës, Vučić u largua ashtu siç hyri, nga dera e pasme…/a2

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Interit, Antonio Conte është i mërzitur për humbje…