Protestuesit para OVLUÇK-së përleshen me policinë e EULEX-it (Foto)

25 shtator 2020 | 15:35

Qytetarët e grumbulluar para selisë së OVLUÇK-së janë përleshur me pjesëtarët e policisë së EULEX-it.

Ata kanë gjuajtur shishe të ujit ndaj pjesëtarëve të EULEX-it, duke kundërshtuar arrestimit e kryetarit të OVLUÇK-së, Hysni Gucatit.

Të njëjtit kanë intervenuar për t’i shpërndarë Policia e Kosovës.

Metush Kryeziu, anëtarë i OVLUÇK-së ka thënë se nuk kanë bërë thirrje që të grumbullohen të gjithë veteranët sepse sipas tij, nëse dalin të gjithë atëherë bllokohet vendi, raporton EO.

Ai i ka bërë thirrjeve kryeministrit dhe presidentit që të veprojnë, që mos të lejojnë arrestime.

Veteranët e kanë konsideruar të padrejtë vendimin për arrestimin e Gucatit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Besueshmëria në shërbimet shëndetësore të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar…