Protestuesit tentojnë të hyjnë me dhunë në objektin e komunës në Leposaviq

16 qershor 2023 | 11:41

Protestuesit në Leposaviq kanë tentuar para gjysmë ore të hyjnë me dhunë në ndërtesën e komunës, por nuk janë lejuar nga ushtarët e KFOR-it.

Ata pasi kanë kuptuar se në ndërtesë ndodhet ministri për Komunitete, Elbert Krasniqi dhe se duhet të hyjë brenda edhe nënkryetarja e kësaj komune, Dragana Miletiq, janë organizuar dhe kanë kaluar kordonin e ushtarëve hungarezë, mirëpo, janë ndaluar nga ushtarët tjerë të cilët ndodhen në hyrje të ndërtesës.

Deri tani nuk është shënuar ndonjë incident, por situate mbetet nën tension. /KP

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agata Centasso, e konsideruar si “futbollistja më e bukur e…