PSD-ja ironizon me rikthimin e Osmanit në LDK, Molliqaj: Është rikthyer për ndonjë pozitë
12 maj 2026
| 11:29
Partia Socialdemokrate (PSD) ka mbajtur një aksion simbolik, lidhur me kthimin e Vjosa Osmanit në LDK.
Dardan Molliqaj ka thënë se Osmani është kthyer në LDK për ndonjë pozitë.
“Po garojnë për pak më shumë deputetë, me pas pak më shumë hise në qeverinë e ardhshme. Kthimi që u trumbetua me të madhe i Vjosa Osmanit në LDK, i ka dy probleme të mëdha. Është një mashtrim i madh publik, Osmani nuk është kthyer fare në LDK, ajo po e përdor LDK-në si trampolinë për potencialisht ndonjë pozitë të ardhshme në institucionet e Kosovës”, ka thënë Molliqaj.





