PSD-ja kërkon dorëheqjen e bordit të ZRrE-së

19 maj 2022 | 15:48

Partia Socialdemokrate (PSD) ka kërkuar dorëheqjen e bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE), pas vendimit të Gjykatës së Apelit.

Pas një aksioni simbolik, Nol Nushi nga PSD-ja ka thënë se ZRRE-ja duhet ta di përgjegjësinë morale, duke dhënë dorëheqje anëtarët e bordit të këtij komisioni para se t’i shkarkojnë ata që i kanë ngarkuar.

“Jemi këtu në zyrat e ZRrE-së apo të fajtorit kryesor pse çmimi është i lartë dhe i papërballueshëm për qytetarët”.

“Që nga janari qytetarët kanë qenë përball Qeverisë duke kundërshtuar një vendim të këtij institucioni që rriste çmimin e energjisë elektrike dhe kështu mundësonte që Qeveria e Kosovës ta subvenciononte me 100 milionë euro një operator privat”.

“Kjo rritje e çmimit është edhe e padrejtë edhe korruptive dhe dje u vërtetua që është edhe joligjore. Apeli dje e vërtetojë atë që ka thënë Gjykata Themelore që rritja e çmimit të energjisë është e paligjshme”, ka thënë Nushi, duke thënë se qytetarët duhet ta dinë se Kosova gjatë këtyre muajve më shumë ka eksportuar energji sesa që ka importuar.

“Duhet të shohim se kjo është vetëm një nisje e një shpalosje e kësaj qeverie. Ende nuk po e dimë se ku po shkojnë ato para. Ende nuk po e dimë ku po shkojnë 100 milionë euro”, ka thënë Nushi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lidhja e Aleksia Peleshit me aktorin e njohur të humorit,…