Aleksia Peleshi jep deklaratën e papritur pas ndarjes nga Romeo Veshaj: Nuk kam qenë kurrë e dashuruar

19 maj 15:48

Lidhja e Aleksia Peleshit me aktorin e njohur të humorit, Romeo Veshaj është komentuar kudo nëpër media. Prej disa kohësh tanimë ata i kanë dhënë fund romancës së tyre dhe secili ka vazhduar jetën e tij duke qenë të dy të impenjuar nga ana profesionale duke sjellë projekte të reja.

Para disa kohësh Aleksia foli për herë të parë mbi ndarjen duke u shprehur se është nxituar ta bëjë publike lidhjen, por ajo pohoi se tanimë ndihet e çliruar. Ditën e sotme e ftuar në “Wake Up”, nuk mund të lihej pa përmendur dhe ana e saj sentimentale, duke qenë se rrjeti ka ‘vluar’ me lajme për dyshen.

Pjesë nga intervista:

Të bezdisin lajmet në portale, që je përfolur shumë kohët e fundit?

Më bezdis sepse jam nxituar duke folur më shumë se ç’duhet. Njerëzit nuk kanë pse t’i dinë të gjitha. Për këtë i kam rënë pak pishmanit. Por ç’ndodhi, ndodhi.

Si je tani me punët e zemrës?

Njeriu reflekton, kupton më shumë për veten. Unë kam kuptuar se unë nuk kam qenë ndonjëherë realisht e dashuruar, kam qenë e dashuruar me idenë e të pasurit dikë në krah që të dashuron verbërisht. Ose kam qenë e dashuruar me idenë e krijimit të një familjeje sa më shpejt, por kurrë e dashuruar me një njeri. Nuk ma ka bërë zemra ‘bam’.

Mendon të marrësh pjesë në “Big Brother VIP”?

Më ka ngelur pak peng që nuk u futa vjet. Më kanë penguar njerëzit e mi të cilët pyeta. Për vitin tjetër besoj se po. E kam me qejf.

Aleksia Peleshi jep deklaratën e papritur pas ndarjes nga Romeo Veshaj: Nuk

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në debatin parlamentar për sigurinë në vend, deputeti i LDK-së,…