PSD-ja mban takim mobilizues për zgjedhjet parlamentare
22 gusht 2019
| 18:12
Partia Socialdemokrate (PSD) ka bërë me dije se ka mbajtur takim mobilizues me degët e kësaj partie për zgjedhjet e reja parlamentare, të cilat pritet të mbahen së shpejti, pas shpërndarjes së Kuvendit.
“Përkushtim i lartë e mobilizim i fuqishëm për ndryshim. Takim mobilizues me degët e PSD-së për zgjedhjet e reja. Përkushtim i lartë e angazhim i fuqishëm për një qeverisje të re. Qeverisje të re, të zhvillimit dhe mirëqenies qytetare. Dija, vullneti dhe guximi ynë i japin shpirt shpresës për ndryshim. Ndryshimin e jetëson puna dhe angazhimi i përbashkët. Së bashku e sjellim fitoren!”, ka njoftuar PSD-ja.
/Epoka e re/