PSD-ja me vijë të kuqe vetëm për PDK-në, por jo përjetësisht (Video)

24 shtator 2018 | 11:57

Deputeti i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka folur për koalicionet potenciale me partitë e tjera në Kosovë.

Ai ka bërë me dije se si PSD-ja ka vija të kuqe vetëm për PDK-në, mirëpo jo përjetësisht.

“Ajo çka kam parë në PSD, nuk ka ndonjë vendim të prerë, por ajo çka kam parë është që përjashtohet nga koalicioni parazgjedhor e paszgjedhor me PDK-në. Partitë tjera, përfshirë, Vetëvendosjen, LDK-në, AKR-në e të tjerat nuk i përjashton. Kjo nuk do të thotë se shkojmë me secilën dhe në çdo rrethanë”, ka thënë Molliqaj.

Ai ka thënë se një bashkëpunim me PDK-në nuk do të prodhonte ndryshime në vend.

“Rrethanat ku jemi, jo përjetësisht por në rrethanat ku jemi në kuptimin që pa shkuar njëherë PDK-ja në opozitë, nuk besojmë që mundemi të ndërtojmë një koalicion qeverisës që mund të prodhojë ndryshime”, ka thënë Molliqaj për “kallxo.com”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prof. dr. Emin Kabashi Instituti Albanologjik i Prishtinës Këshilltar shkencor…