PSD-ja nis peticionin për rritjen e pagës minimale në Kosovë

24 prill 2019 | 14:52

Partia Socialdemokrate (PSD), ka iniciuar një peticion online për mbledhjen e nënshkrimeve për rritjen e pagës minimale në Kosovë.

Kjo parti ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për realizimin e kërkesë së saj për rritjen e pagës minimale.

Sipas PSD-së, mbështetja e qytetarëve rritë presion ndaj qeverisë për ta marrë këtë vendim.

“Jemi shumë afër realizimit të kërkesës sonë për rritjen e pagës minimale në sektorin privat në Kosovë. Por tash na duhet ndihma e secilit prej jush, që t’i bëjmë presion Qeverisë për ta marrë këtë vendim. Ju ftojmë që ta nënshkruani këtë peticion online (www.peticione.com). Dy minuta nga koha juaj, mund të ndikojnë në rritjen e kualitetit të jetës për shumë qytetarë që punojnë në sektorin privat në Kosovë”, është thënë në njoftimin e PSD-së në llogarinë e saj në “Facebook”.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në shkollën Mehmet Akif sot ka nisur gara ndërkombëtare “Owlypia-The…