PSD-ja reagon pas kërkesës së prokurorisë që Molliqajt t’i caktohet masa e paraburgimit

02 shkurt 2022 | 16:20

Partia Socialdemokrate (PSD) ka reaguar pas kërkesës të prokurorisë që lideri i kësaj partie, Dardan Molliqaj dhe aktivisti Adem Megjuani t’iu caktohet masa e paraburgimit.

Sipas PSD-së, pushteti i Albin Kurtit dëshiron të i jap kësaj partie mësime të reja për protestën kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.

“Kërkesa për masë të paraburgimit përbën masën më të ashpër të lejuar që mund ta kërkojë prokuroria. Kjo kërkesë e parë së bashku me shkeljet procedurale e materiale që kanë ngjarë përgjatë procesit të privimit të lirisë tregon qartë se i gjithë ky proces penal nuk është i motivuar nga nevoja për të zbatuar ligjin. Qartazi motivet janë politike dhe hakmarrëse. Veprimet e organeve të drejtësisë mbi motive të tilla të ulëta janë në kundërshtim me shtetin e së drejtës që para së gjithash mban lart liritë dhe të drejtat e njeriut.  Pushteti i Albin Kurtit dëshiron të na japë mësime të reja për protestën. Mësimet e reja do t’i japim ne!”, është thënë në reagimin e PSD-së.

Reagimi i plotë i PSD-së:

Pushteti i Albin Kurtit dëshiron të na japë mësime të reja për protestën. Mësimet e reja do t’i japim ne.

Sapo morëm vesh se Prokuroria ka kërkuar 1 muaj paraburgim për Dardan Molliqajn dhe Adem Megjuanin. Protesta masive dhe e përfunduar si paqësore u sulmua nga të gjitha anët për t’u kriminalizuar. Radha i erdhi policisë me 60 pjesëtarë të njësiteve të reagimit të shpejtë për ta rrethuar një studio televizive e arrestuar një person. Hallka e radhës është Prokuroria që caktoi mbajtjen prej 48 orësh dhe tash kërkon 1 muaj paraburgim.

Kërkesa për masë të paraburgimit përbën masën më të ashpër të lejuar që mund ta kërkojë prokuroria. Kjo kërkesë e parë së bashku me shkeljet procedurale e materiale që kanë ngjarë përgjatë procesit të privimit të lirisë tregon qartë se i gjithë ky proces penal nuk është i motivuar nga nevoja për të zbatuar ligjin.

Qartazi motivet janë politike dhe hakmarrëse. Veprimet e organeve të drejtësisë mbi motive të tilla të ulëta janë në kundërshtim me shtetin e së drejtës që para së gjithash mban lart liritë dhe të drejtat e njeriut.

Pushteti i Albin Kurtit dëshiron të na japë mësime të reja për protestën. Mësimet e reja do t’i japim ne!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njësia “A3” e termocentralit “Kosova A” nga 28 janari është…