PSD-ja: Simboli i shovinizmit bëhet faltore, e bekoi Albin Kurti

11 qershor 2021 | 11:09

Partia Socialdemokrate (PSD) ka realizuar në aksion simbolik tek kisha ortodokse serbe në oborrin e UP-së, një ditë pas mbajtjes se liturgjisë.

Aktivistët e PSD-së, në derën e kësaj kishe kanë shkruar: “Simboli i shovinizmit bëhet faltore, e bekoi Albin Kurti”.

Madje, kjo parti ka kritikuar zyrtarët qeveritar, të cilët kanë thënë se nuk kanë qenë të njoftuar për mbajtjen e kësaj ceremonie fetare në këtë kishë.

“Megjithatë, ngjarja e djeshme duket të jetë vetëm fillimi i një procesi. Rreziku që na pret është përfshirja e këtij objekti në dialogun që po fillon. Bëhet fjalë për një zonë të mbrojtur e të mbyllur në qendër të Prishtinës. Kjo nuk është rruga e bashkëjetesës”, është thënë në reagimin e PSD-së.

Reagimi i plotë i PSD-së:

Simboli i shovinizmit bëhet faltore, e bekoi Albin Kurti

Dje në këtë objekt u mbajt një liturgji kishtare. Në mes të ditës, në mes të Prishtinës, para hundëve të krejt institucioneve, simbolin e shovinizmit duan ta bëjnë faltore. Jemi këtu për një deklaratë: simboli i shovinizmit nuk mund të jetë shtëpi e zotit.

Nuk e kemi ditur, tha ministri i kulturës. Nëse është kështu, atëherë ky është një dështim i madh. Ministri i Brendshëm duhet të jap dorëheqje, AKI duhet të përgjigjet gjithashtu. Kosova qenka krejt e pasigurt nën udhëheqjen e tyre.

Të gjithë duhet ta dinë se ky objekt është ndërtuar nën masa të dhunshme duke uzurpuar hapësirën e universitetit. Ky objekt për shumicën dërmuese të njerëzve është simbol segregimi, ky objekt brenda hapësirës se universitetit është kujtimi i një projekti për asimilimin e shqiptarëve të Kosovës. Ky objekt, bashkë me kohën e ndërtimit dhe vendndodhjen e tij është muze që na kujton çdo ditë se deri në çfarë hataje mund të shkojë përdorimi politik i religjionit.

Megjithatë, ngjarja e djeshme duket të jetë vetëm fillimi i një procesi. Rreziku që na pret është përfshirja e këtij objekti në dialogun që po fillon. Bëhet fjalë për një zonë të mbrojtur e të mbyllur në qendër të Prishtinës. Kjo nuk është rruga e bashkëjetesës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Familja Kardashian është njëra ndër familjet më të famshme e…