PSD me 6 kandidatë në garë, Kuçi thotë se do bëjnë fushatë “më ndryshe”: Jemi lodh me fushata bajate
Partia Socialdemokrate (PSD) ka bërë të ditur se në zgjedhjet e 7 qershorit do të garojë me vetëm gjashtë kandidatë, që sipas tyre lidhet me “simbolikën” dhe synimin për të paraqitur një fushatë ndryshe nga ajo tradicionale.
Zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi, ka theksuar se numri i kufizuar i kandidatëve është zgjedhur qëllimisht, duke marrë parasysh se 110 kandidatë do të ishin të vështirë për t’u menaxhuar dhe për t’u prezantuar në mënyrë efektive para qytetarëve.
Sipas saj, qëllimi është të tregohet një qasje më reale dhe më e përqendruar në përfaqësim cilësor sesa në numra.
“6 kandidatë për shkak të simbolikës kuptohet dhe duke e ditur që 110 kandidatë është shumë të vështirë mi bë. Kemi dashtë me tregu qe qysh një grup parlamentar i PSD-së, me 6 deputetë është opozita që i vyen vendit. Është fushatë ndryshe, jo e zakonshme. Edhe kështu që vendosëm 6, secili nga këta me qenë kandidat nga ne, me qenë i denjë në Kuvendin e Kosovës.
Po dëshirojmë me bë edhe fushatën ndryshe, për të cilën ia kemi nis si parafushatë… jemi lodh me fushta bajate, tubime, premtime, jo shtesa, programe që kopjohen prej LVV-së. Jemi ka dojmë më bë fushatë aktive, ndryshe dhe të tregojmë se pse po garojmë sinqerisht. Dhe jo me tentu prej, ndoshta dikush pragun nuk e rrezikon me kalu e thotë do të fitojë, e dikush i ka 12 për qind e thotë që do ta fitoi presidentin e kryeministrin. Po dëshirojmë me qenë real me qytetin, po garojmë për opozitë”, ka thënë Kuçi.
Në listën e gjashtë kandidatëve të PSD-së për zgjedhjet e 7 qershorit janë: Dardan Molliqaj, Florin Krasniqi, Natyra Kuçi, Nol Nushi, Frashër Krasniqi dhe Teutë Rrusta.



