Pse Kadaj-Bujupi kërkon dorëheqjen e Haradinajt

07 janar 2018 | 11:50

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Kadaj-Bujupi, ka thënë se nëse me të vërtetë i është refuzuar viza nga SHBA-të kryeministrit, atëherë nuk i mbetet gjë tjetër veç dorëheqjes.

Postimi i plotë i Kadaj-Bujupit në Facebook:

Nëse me të vërtetë i është refuzuar viza nga SHBA-të Kryeministrit, këtij të fundit nuk i mbetet gjë tjetër veç dorëheqjes. Dështimi i qeverisjes së vendit në mënyrë koherente me SHBA-të në fazën në të cilën gjendet vendi ynë është dëm i madh dhe çdokush që ka pjekuri shtet-formuese dhe ndjenja patriotike do të duhej të largohej nga skena politike për t’iu dhënë rast njerëzve të rinj e ide të reja, kreativitetit dhe më së shumti mençurisë shtet-formuese, ashtu që kombit tonë t’i hapen rrugët dhe të dalë nga izolimi i krijuar nga udhëheqës të papërgjegjshëm për gati dy dekada.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka uruar qytetarët e besimit…