Pse u shembën në tokë ndërtesat në Shqipëri, flet eksperti italian

02 dhjetor 2019 | 17:06

Toka në Shqipëri është duke vazhduar të lëkundët si pasoj e tërmetit. Këtë mëngjes, një tërmet i ri ka goditur bregdetin verior shqiptar.

Epiqendra është identifikuar po në të njëjtën zonë të vendit të prekur gjashtë ditë më parë nga një tërmet i dhunshëm që shkaktoi vdekjen e 51 personave, njëzet e gjashtë prej tyre në Durrës.

Të gjitha viktimat janë gjetur nën rrënojat e pesë ndërtesave: dy hotele në skajin jugor të Golemit, “Villa Palma” dhe Miramare, dhe tre ndërtesa, në njërën prej të cilave tetë ishin të vdekur, shkruan shtypi italian, duke bërë kështu dhe një përmbledhje të situatës në Shqipëri.

Vijimësinë sizmike në Shqipëri, profesor Alessandro Michetti, docent i Gjeologjisë në Universitetin e Insubrias, dhe një ekspert i specializuar për rrezikun sizmik në rajonin e Mesdheut, e ka shpjeguar duke thënë se tërmete të tillë të fortë shkaktojnë modifikim të ambientit, duke lënë “gjurmët” e tyre në territor.

“Nuk i ndalojmë dot tërmetet që të ndodhin, dhe jemi ende larg mundësisë për t’i parashikuar”, ka thënë Michetti, transmeton “TCh”.

Por ajo që mund të bëjnë, ka thënë ai “është të studiojmë shenjat e lëna nga sizmat e mëparshme për të ndërtuar një histori evolutive të zonës, duke identifikuar pikat më kritike”.

Mediet italiane kanë përmendur edhe fenomenin e daljes së ujit nga tërmeti, duke kujtuar se pas një tërmeti që kapërcen magnitudën 4,2, ekziston mundësia që disa terrene ranore dhe të pasura më ujë ta humbasinshpejt rezistencën, duke bërë që të zhyten ndërtesat e ndodhura mbi to.

Në tërmetin e Shqipërisë, njëri prej shkrimeve ka thënë se ishin të shumta godinat që ranë sepse janë ndërtuar në terrene të tilla.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës dhe njëherësh ministër…