PSG fton tifozët dhe mediat në “Parc des Princes” nesër në orën 11:00

10 gusht 2021 | 16:56

PSG ka lëshuar një deklaratë të shkurtër në faqen e tyre zyrtare në “Twitter”, derisa ka paralajmëruar një konferencë me gazetarë.

Nga çasti në çast pritet zyrtarizimi i kontratës dhe nënshkrimi nga Lionel Messi (34) me klubin francez Paris Saint-Germain.

Fillimisht, PSG ka bërë një paralajmërim me një video të shkurt, duke mos lënë vend për dyshime se Messi është lojtar i tyre.

Tani ata kanë bërë edhe një njoftim tjetër ku kanë ftuar gazetarët dhe tifozët në “Parc des Princes”.

Klubi i kryeqytetit francez ka thënë se do ta mbajë një konferencë për shtyp në ora 11:00 kurse më vonë pritet edhe prezantimi zyrtar i Messit në stadium.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një grua amerikane që pretendon se është sjellë në Mbretërinë…